FIFA publikoi listën prej 10 futbollistësh, kandidatë për çmimin “The Best”, lojtari më i mirë në botë për vitin 2018. Cristiano Ronaldo, fituesi i dy viteve të fundit, që kur ky çmim u nda nga “Topi i artë”, kryeson listën. Në 10 lojtarët e përzgjedhur bëjnë pjesë edhe francezi Mbappe i PSG dhe kroati Luka Modric i Real Madrid, që shkëlqyen në Boterorin e Rusisë. Mbape mori çmimin e lojtarit të ri më të mirë, ndërsa Modric si më i miri i turneut.

10 lojtarëve më të mirë i bashkohet edhe francezi Antoine Griezmann, që gjithashtu shkëlqeu në finale. Të tjerë të përzgjedhur nga FIFA janë Eden Hazard dhe Harry Kane, por listës nuk mund t’i mungonte Lionel Messi, i cili pavarësisht kritikave në Botëror, ka bërë një sezon mbresëlënës me Barcelonën.

Mes më të mirëve është edhe egjiptiani i Liverpulit, Mohamed Salah, që nuk e shfaqi dot talentin e tij për shkak të deëmtimit në finalen e Champions League.

Pjesë e finalistëve janë edhe Kevin de Brynj dhe Rafael Varan. Mungesa e madhe e listës së FIFA-s duket se është , i cili talentin që duhet të tregonte e zëvendësoi me spektaklin e simulimeve. Çmimi jepet më 24 Shtator në Londër.

Tv Klan