Premiera e dokumentarit të regjisorit të mirënjohur Roland Sejko u shfaq mbrëmjen e tetë të Festivalit Kombëtar të Filmit Shqiptar që mbahet në Sallën e Madhe të Adakemise së Arteve.

Produksioni i vitit 2025 trajton mënyrën sesi regjimi komunist përdori kinemamë dhe arkivat filmike si instrument propagande.

Filmi dokumentar sjell edhe imazhe të arkivit të pa publikuara me parë, duke treguar realitetin siç ishte në të vërtetë.

“Eshtë filmi i parë që prodhoj me material arkivor. Të shohin vetë sesi është hequr propaganda, muzika që e shoqëronte dhe duke i dhënë një kolonë zanore të re, me një paradë imazhesh dhe zërash që mund të sillte të kundërtën e atyre mesazheve propaganduese. Kam gjetur te filmi ato tema që ndonjëhere mund të mos i kishe menduar. I vetmi shqetësim është që filmi është krijuar për një publik te huaj. Shqiptarët do ti shohin këto imazhe me një vetull ngritur”, tha regjisori, Roland Sejko.

“Film di Stato” është shfaqur më herët edhe në festivalin e filmit të Venecias.

“Do të arrijmë së shpejti një marrëveshje për krijimin e një fondi mbështetës dhe zhvillimi për prodhimet italiane dhe italo-shqiptare. Pra, ky dialog mes Italisë dhe Shqipërisë në sektorin e kinemasë do të mbështetet nga të dyja qeveritë edhe gjatë viteve të ardhshme. Kjo do të ishte një përgjigje ndaj një kërkese që vjen vërtet nga sektori”, tha drejtori i Institutit italian të Kulturës në Tiranë, Alessandro Rugera.

Filmi trajton një nga periudhat më të errëta të historisë së Shqipërisë, ndërsa interesi për publikun shqiptar që mbushi sallën e Akademisë së Arteve vazhdon të jetë i lartë.

“Film di Stato” sjell reflektim, mbi raportin mes artit dhe propagandës. Përmes pamjeve arkivore dokumentari sjell gjithashtu një udhëtim vizual në periudhën e dikstaturës dhe rikthen kujtestën e hidhur tek ata që e jetuan atë realitet.

/tvklan.al