Një burrë 53-vjeçar është arrestuar në Spanjë pasi filmonte gratë në metronë e Madridit dhe videot i publikonte më pas në faqe pornografike në internet.

BBC raporton se 53-vjeçari dyshohet të ketë filmuar më shumë se 550 gra. Këtë ai e realizonte përmes kamerës së një celulari që e mbante të fshehur në trup. Raportohet se në internet ka publikuar 283 video, të cilat janë shfaqur në faqet pornografike, të cilat kanë marrë miliona shikime. Disa prej vajzave ishin të mitura. Pjesa më e madhe e tyre janë filmuar në metronë e kryeqytetit.

Policia e arrestoi në flagrancë 53-vjeçarin teksa po filmonte në grua në metro, teksa po e mbante nën monitorim. Nga kontrolli në shtëpinë e tij, autoritetet sekuestruan një laptop dhe një “hard disk” me qindra video. Faqja e tij personale në internet ku publikonte videot, kishte 3519 ndjekës. /tvklan.al