Muaji Mars sjell dy ngjarje të mëdha në ekranin e TV KLAN. Më 7 Mars përfundon seriali më i përfolur i vitit 2025, Lejla, me 9 episodet e fundit që vijnë si premierë absolute në TVKLAN.
Këto episode nuk janë transmetuar më parë as në Turqi dhe as në YouTube, duke e bërë ekranin e TV KLAN të vetmin vend ku publiku shqiptar mund të ndjekë zhvillimet finale të kësaj historie që ka mbajtur mijëra teleshikues të mbërthyer pas ekranit.
A do të pranojë Lejla dashurinë e Erenit?
Deri ku do të arrijë ambicia e Suatit përballë babait të tij?
Më në fund, Nur i rrëfen Suatit se kush është në të vërtetë. Çfarë do të ndodhë mes tyre?












Përballja e fundit mes Lejlës dhe Nurit zhvillohet pikërisht aty ku nisi gjithçka, në fushën e mbetjeve. Një finale e mbushur me tension, emocione të forta dhe vendime që ndryshojnë fatet e personazheve.



Menjëherë pas kësaj, nga data 8 Mars 2026, çdo fundjavë në orën 20:05, nis premierë në TVKLAN seriali i shumëpritur Jeta ime e mrekullueshme (Şahane Hayatım).
Një histori e mbushur me tension dhe surpriza, që ndërthur në mënyrë perfekte dramën emocionale me elementët e thrillerit, duke trajtuar një temë universale: çmimi i suksesit.
Skenari mban firmën e Meriç Acemi, autore e serialeve hit në Netflix si As the Crow Flies dhe “Old Money”, si edhe e produksioneve të suksesshme televizive si “Hakmarrje”, “Vrasje të vogla” dhe “Dashuri me qera”. Seriali është një prodhim i kompanisë së njohur Ay Yapım, e cila ka sjellë disa nga dramat më të ndjekura ndërkombëtarisht.

Në rolet kryesore vijnë disa prej aktorëve më të preferuar të publikut:
Hilal Altınbilek (e njohur për rolin në “Tokë e hidhur”),
Onur Tuna (“I burgosuri”, “Doktori i mrekullive”),
dhe Yiğit Özşener (“Ezel”, “Hakmarrje”, “Barbarossa”, “Xhesuri dhe e bukura”).
Në qendër të historisë është Shebnem, një grua ambicioze që ka lënë pas varfërinë dhe ka ndërtuar një jetë luksoze falë zgjuarsisë, guximit dhe zgjedhjeve të rrezikshme. Por pas fasadës së një jete perfekte fshihen sekrete të errëta, gënjeshtra dhe krime që kërcënojnë të shkatërrojnë gjithçka që ajo ka ndërtuar.

Teksa një polic i ndershëm i afrohet së vërtetës, e kaluara rikthehet për ta ndjekur. Shebnem përballet me dilema morale, dashuri të pamundura dhe një luftë të ashpër për mbijetesë. A mund të jetë vërtet “e mrekullueshme” një jetë e ndërtuar mbi gënjeshtra?
Një serial plot tension, intriga dhe emocione të forta, që zbulon çmimin e vërtetë të suksesit.
Mos humbisni 9 episodet e fundit të “Lejla”, premierë ekskluzive më 7 Mars, dhe nga 8 Marsi ndiqni çdo fundjavë në orën 20:05 “Jeta ime e mrekullueshme”, vetëm në ekranin e TV KLAN.












Botërori 2026 
