Hapet gara për parkun e dytë në Spitallë

Qeveria shqiptare ka nënshkruar marrëveshjen e shitjes së energjisë me kompaninë franceze Voltalia dhe OSHE-së, duke i dhënë fund në këtë mënyrë procedurës së ankandit, që hap rrugë për nisjen e ndërtimit të parkut më të madh të energjisë diellore në zonën e Karavastasë.

Së shpejti do të fillojë puna në kantierin e parë të energjisë diellore në Shqipëri”.

“Dhe për ta pasur të gatshëm në 24 muaj dhe për të pasur një sasi të konsiderueshme prej 70 megavatësh në dispozicion të Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike”.

Por qeveria nuk do të ndalet vetëm me këtë investim të këtij lloji. Pas Karavastasë, një tjetër park fotovoltaik do të ndërtohet në Spitallë të Durrësit. Ankandi i hapur këtë të enjte do të përmbyllet në 2 Mars, kur do të shpallet edhe fituesi i garës. Ekspertët kanë përzgjedhur Spitallën për shkak të rrezatimit tejet të lartë dhe afërsisë me pjesën përpunuese të portit të ri të Durrësit.

“Do të kemi një tjetër sukses të rëndësishëm dhe do të mundemi që të zgjerojmë kapacitetin e prodhimit të vendit me një burim tjetër të një energjie diellore, por edhe mundësinë për të marrë 70% të këtij prodhimi për tregun e brendshëm.”

“Do të shtrihet në 120 hektarë, për t’i dhënë një nisje gjatë verës së vitit 2021 ndërtimit të këtij parku të dytë fotovoltaik.”

Edhe pas këtij projekti qëndron Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim.

“Për energjinë e rinovueshme ka shumë investitorë të interesuar për këtë drejtim. Shpresoj që edhe parku i Spitallës, do të sjellë një investitorë shumë të mirë, si në rastin e suksesit të Karavastasë. Projekte të tilla janë kartëvizita më e mirë për Shqipërinë.”

Krahas me garën e hapur për parkun e dytë fotovoltaik të Spitallës, javën e ardhshme qeveria pritet të zhbllokojë edhe garën për procesin e Aeroportit të Vlorës, i bllokuar për shkak të pandemisë.

Tv Klan