Në Pashaliman u firmos marrëveshja mes kompanisë italiane “Fincantieri”, asaj shqiptare “KAYO” dhe shkollës industriale “Pavarësia”, për prodhimin e anijeve luftarake.
Kryeministri Rama tha se kjo do të sjellë rilindjen e industrisë ushtarake me hapjen e 500 vendeve të reja të punës.
Sipas kreut të qeverisë do të garantohet 2.6% e buxhetit të përgjithshëm të shtetit për mbrojtjen, për të arritur objektivin e përcaktuar nga NATO.
Rama u shpreh se po ndërtohet një sistem që funksionon, nga uniformat deri te mjetet më të sofistikuara të Forcave të Armatosura.
Ai gjithashtu pohoi se në Vlorë, me shkollën industriale “Pavarësia”, janë burimet njerëzore me të cilat do të fillojë puna për zbatimin e marrëveshjes.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
