21 nëntor 2026 – Princesha e Uellsit, Kate Middleton ka folur së fundmi në mënyrë emocionuese, për përballjen e saj me kancerin dhe rrugëtimin që e çoi drejt “triumfit” përballë sëmundjes së rëndë.

Në një dokumentar të publikuar rishtazi, Middleton ka treguar momente të rralla nga jeta e saj personale. Pikërisht nisja e këtij dokumentari, e bën atë më emocionues, ku vetë princesha flet për luftën me kancerin, duke theksuar se kjo “përvojë” e ka ndryshuar në disa aspekte.

“Kanceri të ndryshon. Ta ndryshon trupin. Të ndryshon fizikisht. Por ka edhe një dimension shumë, shumë më të thellë në atë që një diagnozë e kancerit ndryshon brenda teje”, është shprehur ndër të tjera Kate Middleton.

Më tej, princesha e Uellsit ka shtuar se shërimi nga kjo sëmundje, është një proces që kërkon kohë. Ndërsa Middleton thotë, se pikërisht procesi i rikuperimit përfshin gjetjen e shpresës dhe gëzimit, pavarësisht pasigurisë që mund të kemi.

“E di që shërimi është një udhëtim. Si të rilidhesh me gjërat që dikur i njihje. Dhe si të gjesh një ndjenjë shprese dhe gëzimi krahas pasigurisë. Është e qartë se ne nuk jemi krijuar për t’i përballuar vetëm sfidat e jetës”, ka thënë princesha.

Ndërsa nuk ka munguar dhe një mesazh nga vetë Kate, e cila tregoi edhe mënyrën se si e rigjeti forcën, pas një periudhe kohore shumë të vështirë.

“Gjërat mund të rilindin dhe të rriten. Shpesh, pikërisht përmes dhimbjes, ne kuptojmë se përtej saj ekziston një bukuri edhe më e madhe”, shprehet Middleton.

/tvklan.al