Fitoi “Miss Universe Albania”, 22-vjeçarja flet për herë të parë te Rudina


Fitoi “Miss Universe Albania”, 22-vjeçarja flet për herë të parë te Rudina

18:17 22/09/2020

Pjesa e parë e emisionit Rudina në Tv Klan iu përkushtua një kompeticioni të rëndësishëm bukurie në vendin tonë. Për herë të parë është zhvilluar bashkë konkursi i bukurisë “Miss Universe Albania & Kosovo” për shkak të pandemisë, pikërisht mbrëmjen e së premtes ku u përzgjodhën edhe fitueset e këtij spektakli bukurie, më e bukura e Shqipërisë dhe më e bukura e Kosovës.

Blerta Veseli është zgjedhur më e bukura e Kosovës, ndërsa Paula Mehmetukaj si më e bukura e Shqipërisë.

Paula Mehmetukaj 22 vjeç nga Tirana ka treguar më shumë për jetën e saj në studion e Rudinës dhe si e ka përjetuar ajo.

Paula Mehmetukaj: Unë kam studiuar në Fakultetin Ekonomik për menaxhim biznesi, tani po bëj Masterin tek një universitet të huaj në Shqipëri dhe studioj Internacional Biznes.

Rudina Magjistari: Pse vendose të merrje pjesë në “Miss Universe Albania”?

Paula Mehmetukaj: Në fakt ishte një hap i çuditshëm i jetës sime, pasi fokusi im kryesor gjatë gjithë jetës kanë qenë librat, shkolla dhe kisha nevojë për një ndryshim.

Rudina Magjistari: Si e ndjeve veten kur u shpalle “Miss Universe Albania 2020”?

Paula Mehmetukaj: E kam parë me qindra herë atë momentin kulminant dhe nuk ngopem. Ishte një emocion shumë i madh.

Rudina Magjistari: E prisje të fitoje?

Paula Mehmetukaj: Sigurisht që po, vetëbesimi është kryesor. Nëse unë nuk do kisha vetëbesim në këtë garë unë atëherë mendoj që kjo gjë nuk do ishte e mundur. Mbaj mend familjen time dhe të gjithë njerëzit e mi që i kam pasur në krah në momentin që Alaudini po thoshte emrin tim. Është një gjë që do e kem kujtim gjithë jetën time. Është një eksperiencë e papërsëritshme.

Rudina Magjistari: Si u ndjeve me atë kurorën në kokë në momentin kur bërë sërish atë pasarelën tënde.

Paula Mehmetukaj: Bëra atë sfiladën pastaj e kam kuptuar që shiko se unë fitova. Një emocion dhe përgjegjësi shumë e madhe. Është një obligim shumë i madh sepse kurora nuk është vetëm një titull, është një disiplinë, ti duhet ta mbash me një obligim shumë të madh, duhet të tregosh një personalitet, një karakter sepse nuk përfaqëson vetëm veten tënde, por një komb të tërë. Mendoj që do bëj më të mirën dhe do punoj fort. /tvklan.al



Të ngjashme