Atalanta ka arritur një fitore bindëse 0-3 në transfertë ndaj Lecce-s, në ndeshjen e vlefshme për javën e 31-të të Serisë A.
Ndonëse vendasit e nisën sfidën me raste nga Fofana, skuadra e Palladinos mori avantazhin në minutën e 28-të me mbrojtësin Scalvini.
Në pjesën e dytë, zikaltrit dyfishuan shifrat në minutën e 59-të me anë të Krstovic, i cili shënoi pas asistit të De Ketelaere.
Rezultati u vulos në minutën e 72-të nga i sapofuturi në lojë, Giacomo Raspadori, me një goditje të saktë nga jashtë zone.
Pas këtij suksesi, Atalanta ngjitet në kuotën e 55 pikëve, duke iu afruar në vetëm 5 pikë zonës Champions.
Nga ana tjetër, Lecce pëson humbjen e pestë në gjashtë ndeshjet e fundit dhe mbetet në vendin e 18-të me 27 pikë, po aq sa Cremonese e vendi të 17-të.
/tvklan.al












Botërori 2026 
