Flamurtari triumfoi 1-0 ndaj Besëlidhjes, në duelin e javës së shtatë në Kategorinë e Parë.
Vlonjatët iu falën një goli të shënuar nga Eslit Sala në minutën e 8-të. Ky sukses është i treti radhazi dhe i ngjit kuqezinjtë në vendin e dytë me 12 pikë.
Në krahun tjetër, Besëlidhja vazhdon oshilacionet. Për lezhjanët debutoi trajneri i ri, Mirel Josa, i cili merr sinjalet për një të ardhme të vështirë.
Në javën e ardhshme, Besëlidhja pret Sopotin, ndërsa Flamurtari luan në transfertë ndaj Ilirisë.
Më herët, Pogradeci kryesues, barazoi 2-2 me Bylisin në stadiumin “Adush Muça”.
/tvklan.al












Botërori 2026 
