Teuta regjistroi fitoren e tretë radhazi në kampionat. Durrsakët triumfuan 2-0 ndaj Vorës, në duelin e javës së katërt në Superiore.

Ndeshja nisi e qetë dhe me pak raste, ndërsa bregdetarët e mbyllën në avantazh falë golit të shënuar nga Umeijego në minutën e 45-të.

Në fraksionin e dytë, Vora provoi të reagojë dhe të barazojë, por nuk i shfrytëzoi rastet.

Në fund, Teuta vulosi takimin me një gol të shënuar nga Pedro me penallti në minutat shtesë.

Me këtë sukses, Teuta ngjitet në krye të renditjes me 10 pikë, ndërsa Vora mban vendin e shtatë me tre pikë.

/tvklan.al