Ylber Ramadani, foli për Tv Klan, pas ndeshjes ku Shqipëria fitoi 2-0 ndaj Finlandës.
Mesfushori u shpreh se ekipi ishte i motivuar nga ndeshja e fundit me San Marinon, ku ekipi zhgënjeu me paraqitjen e treguar.
Ai zbuloi edhe një kërkesë të trajnerit Rolando Maran gjatë ndeshjes.
“Sonte ishim shumë të motivuar. Ishim të motivuar nga ndeshja e fundit me San Marinon, ku nuk bëmë mirë,. Kishim folur me çunat për këtë ndeshje. E nisëm ndeshje mirë dhe shënuam. Jemi të lumtur sepse kemi bërë një futboll të bukur. Shpresoj të bëjmë mirë edhe me Bjellorusinë.
Në minutën e 25-të, Maran më thirri dhe më tha që Asllani dhe Laçi të ishin para, ndërsa unë të qëndroja prapa. U mërzita shumë kur mora kartonin, sepse doja të isha në ndeshjen e radhës. Do të shkoj me çunat aty të jemi bashkë. Edhe në Finlandë kishim vështirësi në 10 minutat e para, sepse e gjuanin topin e dytë, sepse sulmuesi ishte shumë fizik”, deklaroi Ramadani.
/tvklan.al












Botërori 2026 
