Vatra e madhe e zjarrit që është aktive prej 3 ditësh në Malin e Thatë në afërsi të kufirit shtetëror me Republikën e Maqedonisë së Veriut rrezikon zonën e mbrojtur të Parkut Kombëtar të Prespës.

Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi raporton se operacioni për shuarjen e flakëve ka vijuar edhe sot.

Në terren kanë qenë forca nga Bashkia Pustec, Agjencia Rajonale e Zonave të Mbrojtura, Reparti Ushtarak Drenovë (Korçë), Drejtoria e Përgjithshme për Mbrojtjen nga Zjarri dhe Shpëtimin në Ministrinë e Brendshme, me mbështetjen e helikopterit “Cougar” dhe dy avionëve të dërguar nga pala maqedonase.

Mësohet se ky mision do të vazhdojë edhe nesër në mënyrë të organizuar me shumë forca nga i gjithë qarku për të ndërhyrë në zonën e prekur herët në mëngjes.

Klan News