Në afërsi të tunelit të Kalimashit, në malin e Rrunës vatra e zjarrit vazhdon të përhapet. Situata në këtë zonë është problematike pasi flakët kanë përparuar drejt autostradës.

Vatra e zjarrit është e përqendruar në fshatin Thirrë në Mirditë. Ndërhyrja në rrugë tokësore është e pamundur për shkak të terrenit të vështirë, ndajforcat zjarrfikëse janë në pritje të ndihmës nga ajri./tvklan.al

/tvklan.al