Skuadra me lojtarë të ekipeve të moshave

Flamurtari zbriti në fushë. Skuadra vlonjate ka zhvilluar stërvitjen e parë për sezonin e ri, ndërsa do të drejtohet nga Dritan Sadedini, i cili ishte përcaktuar për të qenë zv/trajner tek vlonjatët, nëse ekipi do të vijonte të drejtohej nga Gerd Haxhiu.

Skuadra ishte e përbërë nga lojtarë të rinj, ndërsa bënin pjesë edhe Sukaj, Deliaj e Ardit Hoxhaj i afruar këtë verë. Pritet t’i bashkohen grupit dhe Franc Veliu, por edhe Vatnikaj, Gocaj, kosovari Lirim Mema, boshnjaku Bajraktarevic si dhe Andi Ribaj.

Vlonjatët pritet të kenë pjesë të tyre edhe mesfushorin Semiran Çela, i cili ka qenë më parë pjesë e këtij klubi.

Tv Klan