Spektakli Love Story në TV Klan u shoqërua nga një mbrëmje romantike dhe plot emocione, teksa e eliminuara e natës së 9-të ishte Ariana.

Para se vajzat të ngjiteshin në skenë, kanë folur në një intervistë për programin “Daily Love Story”, se si e shohin veten si nuse të ardhshme

Veç të tjerash Flavia ka folur për mënyrën se si e shikon ajo vjehrrën e ardhshme, si edhe bashkëjetesën me prindërit e partnerit.

Nëse ti dhe Saimiri do të ishit vetëm në shtëpi për 24 orë, çfarë do të bënit?

Do të përgatisja një mëngjes të thjeshtë por me shumë dashuri nga duart e mia të vogla. Mua më pëlqen të gatuaj gjëra të shëndetshme, kështu që do bëja një gotë qumësht me Nestquick, një frech toast dhe një sallatë me fruta. Pastaj mendoj se do flisnim gjatë dhe të njihnim më mirë njëri-tjetrin.

Do pranoje të jetoje me prindërit e Saimirit?

Do tregohem e sinqertë. Mua nuk më pëlqen të jetoj me prindërit e partnerit, njësoj siç nuk do më pëlqente që ai të jetonte me prindërit e mi. Edhe në familjen time ndaj këtë mendim. Rrjedhimisht nëse jeton në shtëpi me prindërit, ata do ndikojnë ose do marrin vendime në marrëdhenien tonë. Çdo njeri mendoj se do rehatinë e vet.

Çfarë imazhi ka vjehrra në mendjen tënde?

Vjehrra është nëna e partnerit dhe çdo gjë varet edhe në këndvështrimin e saj se si e do ajo djalin të krijojë familjen. Por respekti normalisht fitohet, nuk kërkohet.

Po mami i Saimirit si të është dukur tek klipi?

Duke qenë se jeton edhe jashtë mendoj se është nga ato mamatë europiane që përshtaten me nusen dhe do ta dojë si vajzën e saj. Mendoj se do jetë një vjehrrë shumë e mirë./tvklan.al