Hansi Flick është tashmë historia e Barcelona. Me gjermanin në stol, katalanasit arritën një fitore komode kundër Getafes, duke ruajtur kështu ritmin e tyre perfekt në kampionat me 7 fitore në 7 ndeshje, me një bilanc prej 23 golash të shënuar dhe 5 të pësuar.

Ky sukses i fundit është edhe tejkalimi i rekordit të Barcelonës së Pep Guardiolas dhe Tito Vilanovas.

Në 2009, me Guardiolan, Barcelona fitoi 6 ndeshjet e para më 17 gola të shënuar dhe 3 të pësuar, dukje barazuar në ndeshjen e 7.

Tre vjet më pas në 2012 nën drejtimin e Vilanova, sërish 6 fitore radhazi, sërish më 17 gola të shënuar, por 5 të pësuar.

Këtë të mërkurë, Flick arriti rekordin e Valverde në 2017. Tashmë gjermani është vetëm një hap larg ‘El Tata’ Martino, i cili mban rekordin për startin më të mirë të ligës në historinë e Barcelonës me 8 fitore rresht të vendosur në 2013.

Objektivi është në ndeshjen Ossasuna – Barcelona që do të luhet më 28 Shtator.

Por në Spanjë kjo arritje nuk do të thotë asgjë. Barça ka kërcënimin e vazhdueshëm nga Real Madrid që i duhet fare pak për të marrë kreun e kampionatit.

Tv Klan