Boksieri: Kisha humbur ndjesinë e humbjes, justifikimet nuk më pëlqejnë

Humbja me pikë ndaj Chris Kongo ka bërë të reflektojë boksierin shqiptar, Florian Markun. Përmes një reagimi në rrjetet sociale, 31-vjeçari ka falenderuar tifozët për mbështetjen në impiantin sportiv në Londër, por edhe shikuesit që e ndoqën nga ekrani, emocionet e të cilët u transmetuan LIVE dhe ekskluzivisht në televizionin kombëtar “KLAN PLUS”.

“Faleminderit Zotit për gjithçka si në fitore, por edhe në humbje. Kam shume vite pa përjetuar diçka të tillë në karrierën time. E kisha harruar këtë ndjenjë, por nuk ishte nata ime, kështu ishte e shkruajtur. Justifikimet s’më pëlqejnë! Dua t’ju falenderoj nga zemra të gjithë ata që ishin në stadium dhe të gjithë ju që më keni ndjekur nga ekrani! Do rikthehem më i fortë se kurrë”, shkruan Marku.

Kjo ishte edhe disfata e parë për Markun në boksin profesionist, ku në 15 takime ka regjistruar 13 fitore, 8 prej të cilave me nokaut teknik dhe një barazim. Në krahun tjetër, Chris Kongo ka fituar 15 takime, 7 me nokaut teknik dhe 2 barazime.

Klan News