Fundjava e parë e qershorit ka shtuar fluksin e pushuesve në plazhin e Velipojës.
Ata kanë ardhur jo vetëm nga zonat përreth, por edhe nga vende të rajonit. Vlerësojnë pastërtinë dhe kushtet e përmirësuara, ndërsa vënë theksin te ndryshimi që ka pësuar Velipoja.
Fluksi i vizitorëve pritet të shtohet edhe më shumë në javët në vijim.
Operatorët turistikë të zonës janë optimistë për këtë verë.
Pritshmëritë janë që edhe këtë vit bregdeti i Velipojës të mbetet ndër më të preferuarit në veri të vendit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 