Me vijën më të gjatë bregdetare në veri të vendit, Velipoja vijon të jetë një prej destinacioneve më të preferuara për pushuesit gjatë sezonit veror.

Plazhi i gjerë, deti i pastër dhe qetësia që ofron zona janë ndër arsyet kryesore përse turistët vendas dhe të huaj që e zgjedhin për të kaluar pushimet.

Shumë prej tyre janë besnikë të Velipojës, teksa ky plazh është destinacion i përvitshëm.

“Ka 10 vjet që vij këtu. Pastërti, mirë, mikpritje”, u shpreh një turist.

“Velipoja në të gjitha drejtimet është mirë”, pohoi një tjetër turist.

Velipoja preferohet gjithashtu për çmimet e favorshme dhe kulinarinë e pasur, ndërsa vlerësimet pozitive të pushuesve dëshmojnë mikpritjen e banorëve dhe potencialin turistik të zonës, që po forcon çdo vit pozicionin mes destinacioneve më tërheqëse të bregdetit shqiptar.

Tv Klan

/tvklan.al