Sejko: Rritja ekonomike do të forcohet vitin e ardhshëm

Misioni i Fondit Monetar Ndëkombëtar ka mbërritur në Tiranë për të diskutuar zhvillimet  në kuadër të artikullit 4, me autoritetet në vendin tonë.

Gjatë të mërkurës shefi i misionit Jan Kees Martijn dhe ekspertët e FMN kanë zhvilluar një takim në Bankën e Shqipërisë me Guvernatorin Gent Sejko.

Kreu i bankës qëndrore e ka informuar misionin me zhvillimet ekonomike në vendin tonë, ku pavarësisht ngadalësimit të rritjes ekonomike, pritet një përshpejtësim i saj vitin e ardhshëm.

Po ashtu, Guvernatori Sejko është shprehur se sistemi bankar paraqitet i qëndrueshëm ndërsa kredia për sektorin privat është rritur me 7.5% gjatë këtij viti, në një kohë që kreditë me probleme kanë rënë në 10%.

Misioni i FMN-së ditët e ardhshme do të zhvillojë takime me departamente të tjera të bankës për t’u informuar për zhvillimet ekonomike në vend.

Tv Klan