Pritja e fëmijës së tretë ka detyruar, Phil Foden për tu larguar përkohësisht nga kombëtarja angleze.

Lojtari i Manchester City ka udhëtuar drejt Anglisë për të qënë pranë bashkëshortes së tij, me Federatën Angleze që e ka konsideurar këtë largim si “çështje familjare”.

Në Prill, Foden dhe partnerja e tij njoftuan se ishin në pritje të një fëmije të tretë. 24-vjeçari, i cili ka 37 paraqitje luajti të tre ndeshjet e Anglisë në grup deri më tani, duke përfshirë barazimin e së martës me Slloveninë.

Skuadra e Gareth Southgate përfundoi në krye të Grupit C me pesë pikë nga 9 të mundshme, teksa paraqitja e radhës do të jetë të dielën në Glesenkirchen.

Shpresohet që Foden të jetë i gatshëm për këtë 90 minutësh, me tifozët anglez që shpresojnë shumë tek cilësitë e 24-vjeçarit.

Klan News