SPAK merr të pandehur Ilir Beqajn, 8 persona të tjerë dhe dy shoqëri si subjekte juridike me dyshimet se kanë abuzuar me fondet e Bashkimit Europian.
Beqaj i cili ka drejtuar Agjensinë për Menaxhimin e Fondeve të Bashkimit Europian, i janë komunikuar 6 akuza së bashku me episodet përkatëse. Ai akuzohet për korrupsion pasiv në dy raste, shkelje e barazisë apo pjesëmarrjes në tendera në 8 raste, falsifikimi i dokumentave e kryer 9 herë, mashtrim me pasoja të rënda e kryer 2 herë, mashtrim e kryer në bashkëpunim në 3 raste dhe fshehje e pasurisë në 3 raste.
Akuzat më të rënda pas Beqajt i ka Ermal Kurtulaj i cili ishte një nga njerëzit më të besuar të Ilir Beqajt. Kurtulaj është marrë i pandehur për korrupsion pasiv në dy raste, shkelje e barazisë apo pjesëmarrës në tendera në 8 raste, falsifikimi i dokumentave e kryer 9 herë, mashtrim me pasoja të rënda e kryer 2 herë e mashtrim kryer në bashkëpunim në 3 raste.
Ndërsa për të pandehurit e tjerë rëndon numër më i ulët akuzash. Në njoftimin zyrtar, SPAK ka sqaruar edhe mënyrën se si u krye abuzimi me fondet në BE-së nga zyrtarët shtetëror.
Spak thekoson se gjatë ushtrimit të detyrës si Drejtor i Përgjithshëm i SASPAK, Ilir Beqaj në bashkëpunim me Ermal Kurtulaj, i cili ka vepruar si zbatues përgjatë viteve 2022-2023, kanë kryer procedura prokurimi fiktive në kundërshtim me rregullat e aplikueshme për të gjitha kontratat e ndihmës së jashtme të BE-së.
“Të gjitha shërbimet e prokuruara në kuadër të eventeve “Mbi organizimin e Konferencës “FESTA”, “Konferenca e Energjitikës” si dhe “Bashkëpunimi në Rajonin e e Adriatikut dhe Jonit”, organizuar në vitin 2023 nuk i janë nënshtruar një procedure prokurimi të rregullt, por fituesi është dakordësuar dhe përcaktuar shumë më përpara se të realizohet procedura e prokurimit, e kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni”, shkruhet në deklaratën e SPAK.
Kjo procedurë është kryer në mënyrë fiktive më pas për efekt dokumentacioni. Sipas njoftimit zyrtar të SPAK, një pjesë e shërbimeve rezulton që të jenë prokuruar në mënyrë fiktive, pasi shoqëritë tregtare nuk kanë ofruar shërbime, por kanë mashtruar në bashkëpunim me Ilir Beqaj dhe Ermal Kurtulajn, për qëllime përfitimi material.
Prokuroria thotë se në të paktën dy raste provohet që këta të fundit kanë marrë përfitime të parregullta nga të pandehurit që kanë përfaqësuar këto shoqëri tregtare.
SPAK po ashtu bën me dije se Ilir Beqaj ka bërë deklarim të rremë te pasurisë gjatë vitit 2020 pasi ka fshehur interesat pasurore në 50% të kuotave në shoqërinë tregtare “Albanian Food and Hospitality Services” shpk dhe nuk ka deklaruar shpenzimet e kryera për investime në këtë shoqëri tregtare.
Ai dyshohet se ka fshehur një apartament në Vlorë dhe një automjet. Në kuadër të procedimit penal, SPAK ka sekuestruar apartamentin në qytetin bregdetar, disa llogari bakare me vlerë 14.5 milion Lekë, 15.5 mijë Euro, rreth 42.5 mijë Dollarë, 19.4% të kuotave në shoqërin Albanian Food and Hospitality Services” sh.p.k dhe 3 automjete.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 