80 punonjës të Bankës së Shqipërisë janë trajnuar në kuadër të programit për “Forcimin e kapaciteteve të Bankave Qendrore në Ballkanin Perëndimor me fokus integrimin në Sistemin Evropian të Bankave Qendrore”.

Lajmi u bë i ditur gjatë vizitës së delegacionit nga Banka Qëndrore e Gjermanisë në ambientet e Bankës së Shqipërisë.

Vizita e përfaqësuesve të Deutsche Bundensbank synon njohjen nga afër me institucionet pjesë e programit, vlerësimin e përgjithshëm të përfitimit të tyre nga ky program, si dhe përcaktimin e nevojave për të ardhmen.

Gjithashtu, gjatë takimit u rikonfirmua rëndësia e bashkëpunimit teknik ndërkombëtar si dhe zhvillimi i mëtejshëm i shkëmbimeve të eksperiencave rreth tematikave në fushat si mbikëqyrja bankare, sistemet e pagesave, siguria kibernetike etj.

Tv Klan