Trajneri Sylvinho pritet të zbulojë në fillim të javës së ardhshme listën e futbollistëve, të cilët do t’i përfshijë në Euro 2024.

Sulmi i mbipopulluar dhe me lojtarë në formë është një repart ku trajneri i Kombëtares ka shansin të zgjedhë. Për Ernest Gjokën do të jetë një ndërthurje mes përvojës dhe atyre që kanë bërë më mirë.

Ernest Gjoka: Unë mendoj që zgjedhja do të jetë mes lojtarëve me shumë përvojë dhe atyre që kanë bërë më mirë në këtë moment. Këto janë turne të vështirë që kërkojnë shumë eksperiencë. Jo më kot ekipe të tjerë në Europë apo botëror janë shumë lojtarë që ne themi janë në fundin e ciklit.

Për Gjokën, lista me 26 lojtarë do të jetë në favor të Kombëtares.

Ernest Gjoka: Unë mendoj që UEFA ka dhënë një ide pozitive. Sa më shumë lojtarë që të jenë aq më mirë është. Sepse në një situatë që jemi ne që duam t’i kemi të gjithë sulmuesit me vete, por 23 lojtarë mund ta kufizojë këtë, kurse 26 lojtarë mund të sjellim dhe të tjerë.

Shqipëria do të nisë përgatitjet në fund të muajit në Austri. Kombëtarja do të luajë edhe 2 miqësore me Lihtenshtejnin më 3 Qershor e Azerbajxhanin 4 ditë më vonë në Hungari. Këto dy ndeshje, ashtu si dhe të gjitha sfidat e Europianit të Gjermanisë do t’i ndiqni në TV Klan.

Tv Klan