Europa League do të ngrejë siparin këtë të martë, me nëntë ndeshje në plan për tu luajtur.

Kompeticioni i dytë për nga rëndësia, do të jetë me të njëjtin format si Champions League. 

Ndryshe nga edicionet e kaluar, nuk do të ketë më fazë grupesh, por me formatin e ri, do të jenë 36 ekipe, në formën e një kampionati.

Të gjitha skuadrat do të luajnë nga tetë ndeshje secila, katër në shtëpi dhe katërt jashtë.

Tetë skuadra e renditura në fillim, do të kualifikohet për në fazën e 1/16-ve, ndërsa ekipet që renditen nga vendi i nëntë deri te vendi i 24-t, do të duelojnë në një fazë “play off”, për të siguruar kalimin më tej.

Europa League nis sot me nëntë ndeshje interesante. Dy takimet e para, do të jetë AZ Alkmaar-Elfsborg dhe Bodo/Glimt-Porto, të cilat do të luhen në orën 18:45.

Shtatë takimet e tjera do të luhen në orën 21:00, ku spikat Manchester United-TWente dhe Galatasaray-PAOK.

NDESHJET E SOTME NË EUROPA LEAGUE:

/tvklan.al