I komentuar shpesh për veshjen nga mediat vendase e deri në ato ndërkombëtare, Kryeministri Edi Rama dallon gjithmonë për shijen e tij, që siç e ka komentuar në të shkuarën

“shumë shpejt kthehet në modë”

.

I ftuar këtë të enjte në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut, në Televizionin Klan, kreu i qeverisë shqiptare nuk mund të mos zgjidhte një veshje dhe një kombinim me detaje që nuk kishin si të mos binin në sy.

Kostumin elegant, Kryeministri e kishte plotësuar me një kollare me motive lulesh, ku binte në sy ngjyra e verdhë, ashtu sikurse edhe një spilë në formë ylli me gjashtë cepa, në qendër të së cilës ishte shqiponja.

Padyshim që nuk mund të mungonin atletet e bardha, për të cilat shpesh është kritikuar. Këtë herë Kryeministri kishte zgjedhur modelin

Chuck Taylor All-Stars

, duke kompletuar kështu një tjetër look, që e dallon atë nga politikanët e tjerë.

Këtë të enjte, kreu i qeverisë shqiptare është përballë një paneli gazetarësh dhe pritet që të flasë për disa prej temave më të diskutuara të momentit, si ligji për teatrin, vetting-u në politikë etj.

/tvklan.al