Nëse keni frikë nga merimangat, ky është vendi i fundit ku duhet të shkoni. Qyteza e Skuon në Kamboxhia është një tmerr i vërtetë për këdo që nuk i duron dot këto insekte.

E njohur si qyteza e merimangave, ky vend është i mbipopulluar prej tyre, aq sa ato ndodhen në çdo cep. Në fakt, siç shkruan “The Sun”, Skuon është kaq i mbushur nga merimangat, sa banorët e zonës ushqehen me to.

Krijesat me 8 këmbë skuqen dhe serviren me oriz apo zarzavate të ndryshme.

Banorët thonë se ato kanë shije të ngjashme me mishin e pulës.

Ndonëse mund të duket si diçka shumë e tmerrshme, banorët e kësaj zone ushqehen me merimanga që prej 1970 –ës.

Kjo praktikë erdhi kryesisht pasi Skuon është një ndër zonat më të varfëra të Kamboxhias dhe njerëzit vdesin nga uria./tvklan.al