Zjarrfikësit në Francë po vazhdojnë betejën me flakët që kanë përfshirë hapësira të mëdha pyjore në jugperëndim të vendit. Situata është bërë tejet e vështirë, ndërsa mbi 220 mijë njerëz janë evakuuar nga periferitë e qytetit Bordo.
Rreth 55 mijë njerëzve u urdhërua të largoheshin nga fshatrat në rajonin e Zhirond vetëm gjatë natës, me flakët që vazhduan të përhapeshin.
Ministria e Brendshme e vendit tha paraditen e kësaj të diele se situata mbetet shumë e pafavorshme, pavarësisht përpjekjeve të mijëra zjarrfikësve dhe mobilizimit të ushtrisë e forcave të policisë.
Mbi 120 mijë njerëz kanë lënë banesat e tyre për shkak të zjarreve edhe në Spanjë, ku vazhdon gjendja e jashtëzakonshme.
Zjarrfikësit, të ndihmuar edhe nga shtete të tjera, po luftojnë me flakët në rajonin e Madridit. Një burrë i moshuar është gjetur i djegur në makinën e tij, duke e çuar në 14 numrin e viktimave për shkak të zjarreve në vend.
Deri më tani, sipërfaqja e hektarëve të djegur ka shkuar në 152 mijë, gjashtë herë më shumë se në vitin 2025. Kryeministri Sánchez tha se ka pasur zhvillime të mira gjatë natës mbi kontrollin e vatrave, por megjithatë orë të vështira priten përpara.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 