Federata franceze e futbollit ka tërhequr mbështetjen për presidentin e FIFA-s Xhani Infantino. Komiteti ekzekutiv ka marrë vendimin unanim për të revokuar kandidaturën e tij në krye të institucionit më të lartë të futbollit botëror. Presidenti i federatës franceze, Philippe Diallo ka thënë se duhet ndryshim.

“Imazhi i futbollit është dëmtuar rëndë dhe besueshmëria drejt organit drejtues ndërkombëtar është cenuar. Futbolli lulëzon vetëm kur është i bashkuar. Për mua këto elemente janë thelbësore dhe duhet të trajtohen në mandatin e ardhshëm. Për këtë arsye kemi vendosur të mos mbështesim më kandidaturën e Infantinos”, tha Diallo.

Në këtë mëyrë Franca rreshtohet përkrah federatave të tjera të rëndësishme Europiane si ajo e Italisë, Anglisë, Holandës dhe shumë të tjerave kundër presidentit Infantino. Krisja ndodhi për shkak të planit që kishte ky i fundit për të shitur të drejtat e Botërorit në një kompani të tretë për 4.2 miliardë euro.

Edhe UEFA ka shprehur hapur qëndrimin e saj kundër presidentit aktual. Por vetë burime brenda FIFA-s bëjnë me dije se Infantino do të rikandidojë në zgjedhjet që do të zhvillohen në mars, një lëvizje që shihet si sfiduese për të gjithë aktorët që i kanë dalë kundër.

/tvklan.al