Holanda fiton 4-0 ndaj Malit të Zi, Kroacia triumfon në duelin me Sllovakinë

Franca zhgënjen sërish në kualifikueset e Kupës së Botës, Katar 2022. Pas barazimit 1-1 ndaj Bosnjes tri ditë më parë në Strasbourg, skuadra e Deschamps prodhon të njëjtin rezultat edhe në transfertë ndaj Ukrainës. Në minutën e 44′ Shaparenko do të gjente golin e avantazhit, ndërsa kampionët e Botës do të barazonin me Martial pas fillimit të pjesës së dytë.

Gjithsesi Franca nuk rrezikon kualifikimin pasi ende është në krye të grupit me 9 pikë pas 5 ndeshjeve të para. Në Grupin G, Louis Van Gaal arriti fitoren e parë në epokën e tij të tretë në pankinën e Holandës. Portokallinjtë fituan me rezultatin e thellë 4-0 ndaj Malit të Zi në sfidën e zhvilluar në “Philips Stadium” të Eindhovenit.

Në ndeshjet e tjera në grupin H, Kroacia fitoi 1-0 në transfertë ndaj Sllovakisë, ndërsa Danimarka në Grupin F, mundi minimalisht 1-0 në transfertë Ishujt Faroe dhe tashmë kryeson me 15 pikë të plota, duke prekur kualifikimin për në Kupën e Botës Katar 2022.

Klan News