Franca arriti çerekfinalet e Kupës së Botës 2026, pasi mundi Paraguain me rezultatin minimal 1 – 0. Kjo përballje pati tension të vazhdueshëm, ndërsa u dominua nga skuadra e Deschamps. Arbitri Tantashev nuk u kursye në kartonë për lojtarët e Francës dhe nuk dha asnjë për ata të Paraguait që ishin më të ashpër në ndërhyrjet e tyre.

“Një ndeshje e luftuar dhe agresive, me shumë ndërprerje, por lojtarët ishin të përgatitur. Jam i lumtur që ruajtën qetësinë”, pohoi Didier Deschamps, trajner i Francës.

Francezët hasën vështirësi për të thyer mbrojtjen e fortë të kundërshtarit, por gjithçka u vendos në minutën e 70’. Heroi i ndeshjes ishte Kylian Mbappe, i cili realizoi me saktësi nga pika e penalltisë, duke realizuar golin e shtatë në këtë turne, duke u barazuar me Messi.

Paraguaji provoi të reagonte në minutat e mbetura, por nuk arriti të krijonte raste të rrezikshme për të ndryshuar fatin e takimit. Franca do të përballet me Marokun, në një sfidë që rikthen takimin mes dy skuadrave në gjysmëfinalen e Botërorit 2022.

Përfaqësuesja marokene fitoi 3 – 0 takimin me Kanadanë. Pas pjesës së parë të ekuilibruar, por me disa raste të mira të kanadezëve, Maroku vendosi diktatin në të dytën. Marokenët ndryshuan ritmin dhe zhbllokuan sfidën me Ounahi në minutën e 50’.

Mesfushori realizoi edhe golin e dytë në 82’, ndërsa Rahimi vulosi fitoren në kohën shtesë. Këto takime i ndoqët në TV Klan.

Tv Klan

/tvklan.al