Franca ka akuzuar Gardën Revolucionare të Iranit për sulmet kibernetike që prekën frigoriferët e supermarketeve në këtë vend dhe disa shtete europiane gjatë muajit të kaluar. Në një konferencë për shtyp, Ministri i Jashtëm Francez Jean-Noel Barrot tha se sulmi ishte i pashembullt si në shkallën, ashtu edhe në nivelin e agresionit.
Ministri i Jashtëm u zotua se Franca nuk do të lërë pa ndëshkuar Teheranin. Ndërhyrja kibernetike bëri që frigoriferë dhe ngrirës në qindra supermarkete në të gjithë Frrancën të mbinxeheshin duke shkaktuar zjarre dhe dëme që vlerësohen në miliona euro mallra dhe ushqime të freskëta.
Me herët, agjencia e lajmeve Reuters zbuloi një raport të BE-së, se një rrjet i fshehtë rus kishte shfrytëzuar rrjetet sociale për të nxitur dhunën gjatë trazirave në Francë.
Ndërsa një raport i Ministrisë së Jashtme franceze zbuloi përfshirjen e llogarive të lidhura me lëvizjen amerikane MAGA dhe me zyrtarë izraelitë. Megjithatë autoritetet saktësojnë gjithsesi se nuk ishin faktorët e jashtëm që nxitën protestat, por thjesht i shfrytëzuan ato.
/tvklan.al












Botërori 2026 