Lehtësimi nis pas 15 Dhjetorit, më 20 Janar hapen edhe restorantet

Franca do të fillojë të lehtësojë kufizimet e saj të rrepta për shkak të Covid-19 gjatë kësaj fundjave duke lejuar që dyqanet jo-thelbësore të rihapen. Njerëzit gjithashtu do të jenë në gjendje që të takojnë familjarët e tyre. Ndërkaq baret dhe restorantet do të duhet të qëndrojnë të mbyllura deri në 20 Janar.

Franca ka raportuar më shumë se 2.2 milion raste dhe më shumë se 50,000 vdekje që nga fillimi i pandemisë. Në një fjalim televiziv, presidenti Emmanuel Macron u shpreh se Franca e ka kaluar edhe valën e dytë të Covid-19.

Pjesë e lehtësimit të masave do të jetë edhe hapja e kinemave, si dhe do të rinisin udhëtimet pas 15 Dhjetorit. Macron u shpreh se lajmet e fundit për provat e suksesshme të vaksinave ofrojnë një dritë shprese dhe se Franca do të synojë të fillojë vaksinimet kundër Covid-19 në fund të Dhjetorit, ose në fillim të Janarit, duke filluar me të moshuarit dhe personelin mjekësor.

Presidenti francez tha se situata do të rishikohet në 20 Janar dhe nëse infeksionet mbeten të ulëta, baret dhe restorantet do të lejohen të rihapen. Universitetet gjithashtu do të alternojnë mësimin online me atë nëpër klasa.

Franca ka qenë nën një bllokim të dytë kombëtar që nga fillimi i Nëntorit. Njerëzve u është lejuar të largohen nga shtëpia vetëm për të shkuar në punë, për të blerë mallra thelbësore, për të kërkuar ndihmë mjekësore ose për të ushtruar një orë në ditë. 

Masat e rrepta për Covid-19 janë marrë në të gjithë Evropën. Së bashku me Francën, politikanë nga vende të tjera, duke përfshirë italian kryeministrin Giuseppe Conte kanë deklaruar se vendpushimet e skive të Evropës duhet të mbyllet gjatë dimrit pasi mbetet vendi kryesor për përhapjen e virusit.

Zhvilluesit e vaksinës së Rusisë, Sputnik V, kanë bërë të ditur se ajo ka rezultuar efektive 95%. Autoritetet në Rusi kanë thënë se do të jetë më e lirë dhe më e lehtë për t’u ruajtur dhe transportuar sesa konkurrentët e saj në SHBA. 

Austria dhe Spanja kanë njoftuar po ashtu planet e vaksinimit. Azilet dhe punëtorët në Spanjë do të jenë të parët në radhë për t’u vaksinuar, ndërsa në Austri të moshuarit, grupet në rrezik dhe personeli mjekësor do të kenë përparësi. Të dy vendet shpresojnë të fillojnë vaksinimin në Janar.

Aktualisht i gjithë globi numëron 60.1 milionë të infektuar dhe 1.4 milionë kanë humbur jetën nga Covid-19.

Tv Klan