Raportim Live

Francë-Senegal, pjesa e dytë

Mbyllet sfida.

96’- GOOOOOL FRANCA 3-1! Kylian Mbappe i mahnit të gjithë, me një supergol nga jashtë zone. Predha e sulmuesit përfundon në rrjetë.

94’- GOOOOOL SENEGALI 2-1. Afrikanët ngushtojnë shifrat me Mbaye, i cili me një gjuajtje të fortë e ndal topin në rrjetë.

Akorohen 8 minuta shtesë.

82’- GOOOOL FRANCA 2-0! Barcola vulos fitoren e “gjelave”. Sulmuesi shfrytëzon një asist të Rabiot dhe me një parabël dyfishon shifrat.

79’- Pranë barazimit Senegali. Krosim i Diouf nga e majta, gjuan Jackson por topi shkon mbi portë.

74’- Pranë golit të dytë Franca. Doue gjuan nga e majta, por Mendy pret dhe dërgon topin në këndore.  

68’- Reagon menjëherë Senegali. Shënon Jackson, por anulohet për pozicion jashtë loje.

66’- GOOOOOL FRANCA 1-0! Çfarë aksioni nga Olise, i cili vertikalizon për Mbappe në zonë. Sulmuesi nuk gabon dhe e ndal topin në rrjetë.

64’- Nuk ndalen sulmet e Francës. Olise vertikalizon për Mbappe, i cili nuk e ndal dot topin, që shkon te Mendy.

60’- Arbitri shkon në VAR, por nuk jep penallti. Vazhdon ndeshja me rivënie fundore.  

58’– Ndërhyrje ndaj Mbappe në zonë. Franca kërkon penallti, arbitri akordon goditje këndi.

57’- I njëjti rast për Francën. Këtë herë Mendy ndal Kylian Mbappe.

53’- E pabesueshme çfarë ka humbur Olise. Sulmuesi shfaqet i vetëm me portierin Mendy, por gardiani senegalez ia del ta ndalë. Ky është dhe rasti i pastër për Francën.

52’- Provon Franca me një kundërsulm të shpejtë, por Koulibaly ndal në mënyrë të rregullt Mbappe. Menjëherë niset edhe Senegali me Sarr, i cili mbyllet në momentin e fundit nga Saliba.

48’- Gjuajtje e fortë me të majtën nga Doue, por topi shkon jashtë. Francezët e nisin më mirë këtë pjesë të dytë.

45′- Starton pjesa e dytë e takimit.

download app

Francë-Senegal, pjesa e parë

Mbyllet pjesa e parë.

45+6’- Rast i artë i shpërdoruar nga Senegali. Sarr gabon një gol thuajse të sigurt.

Akordohen 6 minuta shtesë.

40’- Gjuajtje e fortë nga Mane jashtë zone, por Maignan ndal pa shumë problem. Olise niset në kundërsulm, pason për Kounde, i cili dërgon një top totalisht të gabuar në zonë.

39’- Sarr shpërthen nga e djathta dhe provon të futet në zonë, por Saliba e mbyll në momentin e fundit.

25’- Shpëton me fat Franca. Jackson fiton duelin me Upamecano dhe gjuan fort, por topi godet shtyllën. Maignan e devijon në këndore me fat.

23’- Doue humb një top në hyrje të zonës dhe i jep mundësinë Senegalit të niset në kundërsulm. I pakalueshëm Upamecano, i cili mbyll sërish rrezikun.

19’- Dembele lëshon një gjuajtje të fortë nga jashtë zone. Topi përplaset në trupin e Niakhate.

13’- Mundësi e mirë për Francën, por Mbappe gabon gjithçka në kontrollin e topit.

9’- Franca vuan presionin. Gabim i Upamecano në kthimin e topit, por del në kohë Maignan dhe largon rrezikun.

2’- Menjëherë rrezikshëm Senegali. Krosim i rrezikshëm nga krahu i majtë, largon Theo Hernandez në këndore.

0′- Starton sfida!

FORMACIONET ZYRTARE

Franca: Maignan, Kounde, Saliba, Upamecano, Theo Hernandez, Rabiot, Tchouameni, Doue, Dembele, Olise, Mbappe.

Senegal: Mendy, Diatta, Koulibaly, Niakhate, Camara, I. Gueye, P. Gueye, Sarr, Mane, Jackson.

Franca tregon forcën në Botëror, fitore me spektakël