Fundjava e fundit e qershorit ka sjellë një fluks të lartë pushuesish në Durrës, duke e kthyer qytetin bregdetar në një nga destinacionet më të frekuentuara të Adriatikut.
Plazhet janë mbushur që në orët e para të mëngjesit, ndërsa përgjatë gjithë vijës bregdetare shihen mijëra pushues vendas dhe të huaj që kanë zgjedhur Durrësin për të kaluar fundjavën. Temperaturat e larta dhe kushtet e favorshme të motit kanë nxitur edhe më shumë frekuentimin e plazheve dhe strukturave turistike.
“Është një vend shumë i bukur. Moti është shumë i mirë dhe njerëzit janë të këndshëm. Kemi ardhur për fundjavë nga Mbretëria e Bashkuar dhe po shijojmë si pishinën ashtu edhe detin”, pohoi një turist.
Pushuesit vendas gjithashtu shprehen të kënaqur me kushtet dhe atmosferën në plazh, duke theksuar se Durrësi mbetet një zgjedhje e preferuar për arratisjet e shkurtra verore.
Durrësi vijon të mbetet një nga pikat kryesore të turizmit veror në vend, duke shënuar rritje të ndjeshme të frekuentimit në çdo fundjavë të sezonit.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 