Reshjet e shiut vijojnë të jenë prezente edhe përgjatë fundjavës.
Sipas parashikimeve të meteorologëve në disa qarqe reshjet do të jenë edhe në formën e shtrëngatave. Ndërkohë që më shumë reshje priten në veri dhe jug të vendit.
Për shkak të një mase ajrore nga poli i veriut e cila po depërton në Ballkan pritet një ulje e temperaturave duke bërë që vlerat minimale të zbresin edhe në -2 gradë Celsius.
Ulja e temperaturave do të sjell dhe rishfaqhen e reshjeve të dëborës jo vetëm në verilindje të vendit por edhe në zonat juglindore.
Prej ditës së diel dhe java e ardhshme nuk do të ketë reshje shiu, por do të jetë ftohtë.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 