Janë 11 punonjës, shumica prej të cilëve në nivele drejtuese që janë shkarkuar nga detyra në Autoritetin Rrugor Shqiptar. Televizioni Klan ka mësuar se mes personave të shkarkuar është edhe ish-drejtori i këtij institucioni, Afrim Qëndro, i cili mbante aktualisht postin e drejtorit të Planifikimit Strategjik dhe Operacioneve.

Po ashtu janë shkarkuar nga posti edhe shefja e shpronësimeve, ajo e hartimit të projekteve, drejtori i shërbimeve, drejtori i projekteve, përgjegjësi i burimeve njerëzore dhe ai i sigurimit të cilësisë. Të gjithë punonjësit janë shkarkuar brenda ditës, me motivacionin mungesë besimi dhe paaftësi në punë. Po ashtu paralajmërime dhe vërejtje kanë marrë edhe një pjesë tjetër e punonjësve.

Tv Klan