Në nisjen e fushatës elektorale të Partisë Demokratike të pranishëm ishin edhe shumë simpatizantë të kësaj force politike.

Por ndryshe nga sa ishte parashikuar, që të qëndronin në makina, të cilat janë vendosur në sheshin “Nënën Tereza” dhe përgjatë bulevardit, një pjesë e të pranishmëve nuk ka zbatuar masat e pandemisë sa i përket distancës dhe maskave. 

Kjo gjë ka bërë që një prej folësve të kampit blu t’u kërkonte qytetarëve mbajtjen e distancës dhe maskave.

“Krijojmë pak distancë nga skena, krijojmë distancë nga njëri-tjetri dhe mbajmë maskat veshur”, u shpreh ai.

Kujtojmë që, Komiteti Teknik i ekspertëve ka lënë në fuqi masën që nuk lejon grumbullimin e më shumë se 10 personave./tvklan.al