Kriza në futbollin italian duket se nuk ka fund. Pas dështimit të tretë radhazi për t’u kualifikuar në Kupën e Botës, një tjetër skandal po trondit sistemin: një çështje e re që kujton hijet e “Calciopolit”.
Në qendër të akuzave është arbitri Gianluca Rocchi, i cili sipas hetimeve dyshohet për manipulim sportiv. Prokuroria pretendon se ai ka ushtruar presion mbi sistemin VAR dhe në disa raste ka ndikuar edhe në përzgjedhjen e arbitrave, duke favorizuar klube të caktuara, mes tyre edhe Interin.
Ky skandal mund të ketë pasoja shumë më të gjera. Qeveria italiane po shqyrton mundësinë e një ndërhyrjeje direkte në Federatën e Futbollit, me hipotezën e emërimit të një komisioneri të jashtëzakonshëm.
Sipas mediat italiane, ky veprim rrezikon të përplasë Italinë me UEFA-n. Presidenti i saj, Aleksandër Čeferin, ka qenë gjithmonë kundër ndërhyrjeve politike në futboll dhe ka paralajmëruar pasoja të rënda, nga heqja e organizimit të Euro 2032-it deri te përjashtimi i klubeve italiane nga kupat europiane.
Megjithatë, jo të gjithë janë të bindur se situata do të shkojë deri në këtë pikë. Sipas juristit të së drejtës sportive, një komisariim i Federatës nuk ka bazë ligjore dhe do të ishte një reagim i nxituar.
Ai thekson se, në rastin më ekstrem, mund të ndërhyhet vetëm në sektorin e arbitrave.
Ndërkohë, zgjedhjet për presidentin e ri të Federatës janë planifikuar për 22 qershor. Deri atëherë, e ardhmja e futbollit italian mbetet e pasigurt, mes hetimeve, tensioneve politike dhe kërcënimeve nga Europa.
Klan News
/tvklan.al












Botërori 2026 
