PSV Eindhoven është fituese e titullit kampion në Holandë për sezonin 2024-2025.
Ndonëse pak javë më parë kjo ishte e vështirë për t’u menduar, një gafë e Ajaxit ka ndryshuar gjithçka.
Ekipi nga Rotterdami kryesonte renditjen në Eredivisie deri në javën e parafundit. Barazimi 2-2 ndaj Groningen, i kushtoi Ajaxit vendin e parë. Në fakt kjo ishte ndeshja e katërt pa fitore për Ajaxin, që zbriti në vendin e dytë.
Kjo u shfrytëzua në maksimum nga PSV, që falë 5 fitoreve radhazi, ia doli të rrëmbejë kreun.
Në javën e fundit, Ajax bëri detyrën duke fituar 2-0 ndaj Twentes, por ishte shumë vonë, pasi PSV triumfoi gjithashtu ndaj Sparta Rotterdam dhe ruajti kryesimin, për të marrë titullin kampion.
/tvklan.al