Marwan Barghouti ka pësuar frakturë të katër brinjëve pas një dhune nga gardianët izraelitë të burgut gjatë muajit të kaluar.

Zyra për të Burgosurit, e lidhur me Hamasin, njofton se Barghouti u dhunua në mes të shtatorit gjatë transferimit nga qendra e paraburgimit Ramon në atë të Megiddos.

Itamar Ben Gvir, ministër izraelit i Sigurisë Kombëtare dhe përgjegjës për shërbimin e burgjeve, mohon akuzat, por thotë se është “i krenar që kushtet e Barghoutit kanë ndryshuar drastikisht” gjatë mandatit të tij.

“Vrasësi Barghouti e di që sot terroristët si ai trajtohen me vendosmëri, dhe për këtë shpik lajme të rreme për të zgjuar shokët e tij që e kanë braktisur”, tha Ben Gvir.

Barghouti, i konsideruar nga shumë palestinezë si pasardhës i mundshëm i presidentit Mahmoud Abbas, ndodhet në burg që nga viti 2002.

/tvklan.al