Gara për një vend në Champions, është bërë shumë e ashpër në Premier League. Aston Villa triumfoi me shifrat e thella 4-1 ndaj Newcastle, për të sjellë një situatë, ku plot pesë ekipe luftojnë për tre vende.
Anglia do të ketë pesë ekipe në Champions sezonin e ardhshëm dhe dy vendet e para duket se janë prenotuar nga Liverpool dhe Arsenal.
E gjithë lufta është kthyer për tre vendet e tjera, ku janë plot pesë ekipe që luftojnë. Newcastle mban vendin e tretë me 59 pikë, i ndjekur nga Manchester City me 58 pikë, Nottingham me 57 pikë, Aston Villa me 57 pikë dhe Chelsea me 54 pikë, por me një ndeshje më shumë për të luajtur.
Kur kanë mbetur edhe pak javë nga fundi i kampionatit, në Premier League është thuajse e pamundur të parashikosh cilat janë tre ekipet që do të shkojnë në Champions.
/tvklan.al