Trump i kërkon Pence të refuzojë certifikimin e fitores së Biden

Demokratët janë në prag të marrjes së kontrollit edhe të senatit. Kandidatët demokratë për dy vendet e senatit janë në avantazh të ngushtë teksa janë numëruar afro 98% e votave të balotazhit të zhvilluar të martën në Georgia.

Prifti baptist Rafael Uornok është shpallur fitues pasi diferenca me senatorin republikan Kelly Loeffler me 1.2% dhe pamundur për tu përmbysur. Ndërsa për vendin e dytë demokrati John Ossoff ka një avantazh më të ngushtë me 0.4% ndaj senatorit republikan David Perdue.

Gjasat janë që republikanët t’i humbin të dy vendet në senat. Nëse të dy demokratët Warnock dhe Ossoff do të fitonin, në Senat do të kishte një ndarje 50-50, duke i dhënë nën Presidentes së zgjedhur Kamala Harris mundësinë për të hedhur votën përcaktuese në rast të një votimi të barabartë.

Ndërkohë që Kongresi amerikan po zhvillon seancën për certifikimin e rezultatit të Kolegjit Zgjedhor dhe shpalljen e Joe Biden fitues te zgjedhjeve presidenciale, mijëra mbështetës të presidentit në ikje Donald Trump marshuan në një tubim para shtëpisë së bardhë.

Në fjalën e tij presidenti Trump i bëri thirrje Zëvendës Presidentit Mike Pence që drejton këtë seancë në kongres të çojë edhe një herë rezultatin për tu certifikuar në shtetet e kontestuara.

Shpresoj që Mike të bëjë gjënë e duhur. Shpresoj që po, shpresoj kështu, sepse nëse Mike Pence bën gjënë e duhur, ne i fitojmë zgjedhjet,” tha Trump.

Tv Klan