Bayern Munich mund të shesë gjashtë titullarë në këtë merkato vere.

Klubi gjerman, i cili emëroi Vincent Kompany si trajnerin e ri të ekipit duke zëvendësuar Thomas Tuchel, ka si objektiv kryesor që të përmirësohet pasi e mbylli sezonin në vendin e tretë në Bundesligë sezonin e kaluar.

Një listë e objektivave të mundshëm është bërë gati tashmë, me drejtuesit bavarezë që duan të afrojnë disa emra të rëndësishëm në skuadrën e tyre.

Por do të ketë edhe disa largime të dukshme nga “Allianz Arena”.

Kjo do të bëjë që në sezonin e tij të parë në stol, Kompani do të përballet me disa ndryshime.

Sipas ‘Sky Germany’, Bayern është gati që të shesë Matthijs De Ligt, Joshua Kimmich, Leon Goretzka, Kingsley Coman, Serge Gnabry dhe Noussair Mazraoui nëse në klub vijnë ofertat e përshtatshme.

Deri më tani, klubi bavarez nuk ka marrë ende ndonjë ofertë konkrete për gjashtë futbollistët.

Por gjithçka do të jetë më e qartë në përfundim të kampionatit europian, kur merkatoja e verës do të jetë më e ndezur.

Klan News