Njerëzit janë gati që të pushtojnë edhe qiellin. Ideja e makinave fluturuese mund të bëhet realitet vitin e ardhshëm dhe jo vetëm. Një kompani po synon që të lëshojë një seri që do të jetë për garat ajrore.  

Airspeeder është bashkuar me një firmë tjetër, Acronis, dhe së bashku planifikojnë që të lëshojnë serinë e parë të makinave fluturuese në 2021-shin.

“Ne po krijojmë një motor ajror që drejtohet nga një person”, tha themeluesi i Airspeeder.

Seria e re që pritet të dalë është përshkruar si “Formula 1 e qiejve” dhe do të quhet “Speeders”.

Pritet që ato të arrijnë në një shpejtësi deri në 130 kilometra në orë dhe të përshtaten me teknologjinë më të fundit që të jenë të sigurta. Çdo makinë do të ketë vend vetëm për pilotin./tvklan.al