Italia nuk arriti të shkojë në Botëror për herë të tretë radhazi. Kjo ka shkaktuar një tërmet në futbollin italian, dhe duket se i pari që do të marrë përgjegjësitë e tij është trajneri Gennaro Gattuso.
Sipas mediave italiane, ai e ka marrë vendimin për të mos vijuar më, edhe pse pas humbjes me Bosnje-Hercegovinën presidenti i federatës, Gabriele Gravina, tha se i kishte kërkuar atij të qëndronte. Presion ka edhe për Gravina që të largohet.
Për Gattuso përfliten edhe zëvendësuesit e mundshëm. Dy më të lakuarit janë Antonio Conte, i cili është te Napoli, dhe Roberto Mancini, aktualisht pa ekip. Të dy e kanë drejtuar më parë përfaqësuesen italiane, dhe Mancini arriti ta shpallte kampione të Europës.
Mediat përmendin edhe emrin e Massimiliano Allegri, i cili aktualisht drejton Milanin, si dhe Pep Guardiola, nëse nuk është më te Manchester City.
Tv Klan
/tvklan.al












Botërori 2026 
