Gennaro Gattuso është trajneri i ri i Fiorentinës. Vetëm pak orë pasi i dha fund bashkëpunimit me Napolin, ish-mesfushori italian ka rënë dakord për të drejtuar skuadrën vjolë, drejtimin e së cilës do e marrë nga 1 Korriku i këtij viti.

“Mirë se vjen Gennaro Gattuso”, shkruan klubi i Fiorentinës në statusin e saj në “Twitter”.

Gattuso u largua në mënyrë të bujshme nga Napoli menjëherë pasi jugorët nuk arritën të kualifikoheshin në turneun më të rëndësishëm të futbollit, UEFA Champions League.

Italiani ishte kandidat potencial për të marrë drejtimin e Lazios, por lëvizja e shpejtë e Fiorentinës bëri që Gattuso të firmoste me vjolët. Gattuso firmosi një kontratë 2-vjeçare me një mundësi për një vit të tretë me rreth 2 milionë Euro në sezon.

Italiani ka kërkuara nga drejtuesit investime të shumta në skuadër, ndërsa kërkesa e parë është qëndrimi i sulmuesit Vlahoviç në ekip.

Klan News