Kombëtarja e Italisë po merr formë. Pas shkarkimit të trajnerit Luciano Spalletti, pritet emërimi i “timonierit” të ri.
Në stol me shumë gjasa do të ulet Gennaro Gattuso. Ish-lojtari i Milanit prej ditësh ka qenë në negociata me Federatën dhe marrëveshja është pranë finalizimit.
Në stafin teknik të kombëtares “axure” do të jetë edhe Leonardo Bonucci, në rolin e asistentit. Kjo u diskutua gjatë bisedimeve me Gattuso-n, i cili dha miratimin e tij.
Një rikthim i rëndësishëm do të jetë ai i Cesare Prandelli-t. 11 vite nga hera e fundit që drejtoi Italinë, ai do të rikthehet, por me një rol të ri.
Prandelli, sipas mediave italiane, do të këtë rolin drejtorit teknik, si vëzhgues talentesh, kryesisht nga U-21. Një epokë e re nis për Italinë, ndërsa zyrtarizimet priten në ditët e ardhshme.
/tvklan.al












Botërori 2026 
