Ish ministri i mbrojtjes Fatmir Mediu vijoi edhe këtë të martë me kundërshtimet e provave të sjella nga SPAK, në procesin ku po gjykohet për “Shpërdorim detyre” në dosjen e njohur si “gërdeci”.

Në këtë seancë, u debatua mbi pretendimet e Prokurorisë për paracaktimin e vendit të demontimit dhe kalibrat.

“Paracaktimi është bërë pos njohurive të ministrit mbi faktin dhe pa asnjë involvim të tij në këtë moment dhe e dyta është për kalibrat që se pari nuk ka një përcaktim ligjor që ndan kalibrat në të mëdhenj e në të vegjël”, tha avokati, Ardian Visha.

Për ish ministrin, ai është ngarkuar me përgjegjësi nga SPAK për gjëra që s’kanë qenë përgjegjësi e një ministri.

“Ajo që po ndodh në këtë proces është që Prokroria ngarkon me përgjegjësi për detyrra që nuk kanë qenë të ministrit dhe nuk ka asnjë bazë. Duke  ekthyer këtë në absurd”, tha ish-ministri Mediu.

Prokuroria e Posaçme akuzon Fatmir Mediun, se në cilësinë e ministrit në bashkëpunim me persona të tjerë, favorizoi kompanitë që kryen procesin e çmilitarizimit dhe çmontimit të municioneve në Gërdec, akuza që ai i mohon.

TV Klan

/tvklan.al